Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një postimi publik pas përfundimit të fushatës dhe zgjedhjeve, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen masive dhe fitoren e arritur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me partnerë.
Kurti thekson se gjatë dhjetë ditëve të fushatës ka takuar dhjetëra mijëra qytetarë në qindra takime e tubime anembanë vendit, duke u pritur me ngrohtësi, besim dhe dyer të hapura. Ai vlerëson angazhimin e madh të qytetarëve, të cilët, sipas tij, u përfshinë pa kursim në fitoren që e quan fitore të tyre.
Një falënderim i veçantë u është drejtuar edhe bashkatdhetarëve nga Evropa, Amerika dhe nga mbarë bota, të cilët erdhën për të votuar apo e ushtruan të drejtën e votës përmes postës dhe në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Kurti e cilëson kontributin e diasporës si të pamatshëm për lirinë, shtetin dhe kombin, duke nënvizuar se përkrahja e tyre ishte vendimtare për një fitore madhështore e historike.
Postimi i plotë:
Burimi: botasot.info


