albi qamili viziton lagjet gam gam dhe sahat mehalle do ta vazhdojme transformimin e qytetit me projekte te reja 68cfbeac253ad

Albi Qamili viziton lagjet Gam Gam dhe Sahat Mëhallë: Do ta vazhdojmë transformimin e qytetit me projekte të reja

September 21, 2025
1 minut lexim

Albi Qamili, kryesues i listës së këshilltarëve të koalicionit Vlen në Komunën e Tetovës, së bashku me kryetarin Bilall Kasami, shefin e shtabit Besar Durmishi dhe kandidatët për këshilltarë Zgjim M. Shaini, Jusuf Abduli, Arif Selami dhe Bujar Akiki, realizuan vizita në lagjet Gam Gam dhe Sahat Mëhallë në zemër të Tetovës.

Gjatë takimeve me banorët e këtyre lagjeve, u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku qytetarët shprehën vendosmërinë për të mos u kthyer prapa dhe për të vazhduar bashkërisht transformimin e Tetovës.

“Ndryshimin e Tetovës e filluam pikërisht këtu, me projekte infrastrukturore që na bëjnë krenarë si organizim politik. Do ta vazhdojmë këtë rrugëtim, sepse Tetova s’ka ndërmend të ndalet,” theksoi Qamili.

Ky angazhim vjen në kuadër të Kapitullit të Dytë të zhvillimit, me fokus në intensifikimin e projekteve që do t’i japin hov shtesë qytetit dhe cilësisë së jetës së banorëve.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kasami qytetaret mezi presin kapitullin e dyte te zhvillimit 68cfb8da34688
Lajmi i mëparshëm

Kasami: Qytetarët mezi presin Kapitullin e Dytë të zhvillimit

sa eshte e korruptuar maqedonia e veriut 68cfc55646701
Lajmi i radhës

Sa është e korruptuar Maqedonia e Veriut?

Të fundit nga

ShkoLartë