albi qamili ne mungese kredibiliteti bdi tentoi ti keqperdore protestat studentore 69dd692c1534b

Albi Qamili: Në mungesë kredibiliteti, BDI tentoi t’i keqpërdorë protestat studentore

April 14, 2026
1 minut lexim

Zv/kryetari i Tetovës dhe përfaqësuesi i VLEN-it Albi Qamili përgëzoi studentët për vetëdijen e lartë qytetare dhe mos lejimin e politizimit të protestës së tyre nga opozita. Gjatë debatit Click Plus në TV21, Qamili tha se në mungesë kredibiliteti për të organizuar protesta, BDI-ja u përpoq t’i keqpërdorë studentët, por dështoi.

“BDI tentoi t’i instrumentalizojë studentët. Në mungesë kredibiliteti që të organizojë vetë protesta, sepse ata vetë nuk e zgjidhën këtë çështje, tentuan të dalin në ballë të protestave studentore. Por studentët ua treguan vendin. Unë pres kur BDI-ja do të protestojë para selisë së vetë në Reçicë”, tha Qamili.

Ai tha se në mesin e studentëve me të drejtë kishte përfaqësues nga të gjitha partitë politike, por eksponentët e ish-pushtetit si Musa Xhaferi dhe të tjerët, u përpoqën ta keqpërdorin kauzën e studentëve.

I pyetur se pse nuk kishte funskionarë të VLEN-it në protestë, Qamili tha se VLEN nuk e ndjek shembullin hipokrit të BDI-së që të protestojë kundër vetes.

“Ju kujtohet rasti kur BDI-ja dilte në protesta për rastin e Almirit duke qenë në pushtet, ndërsa vrasësi i Almirit u la i lirë”, kujtoi Qamili.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zgjedhja e romir zalles kush eshte fermerja qe i shpetoi sfides 69dd62fba53b0
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhja e Romir Zallës, kush është fermerja që i shpëtoi sfidës

qoku ajo qe ndodhi me magyarin ne hungari ne maqedoni ndodhi ne 2024 69dd6a731d993
Lajmi i radhës

Qoku: Ajo që ndodhi me Magyarin në Hungari, në Maqedoni ndodhi në 2024…

Të fundit nga

ShkoLartë