ALBI QAMILI

Albi Qamili: Entuziazmi i qytetarëve na motivon për kapitullin e ri të zhvillimit

September 16, 2025
1 minut lexim

Bartësi i listës së koalicionit VLEN për Këshillin Komunal të Tetovës, Albi Qamili, sonte zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e lagjes “Jashtë Vardarit”, ku u diskutuan projektet që tashmë janë në realizim dhe ato që do të nisin së shpejti.

Në fjalën e tij, Qamili theksoi se investimet konkrete janë tregues i përkushtimit për ta çuar Tetovën përpara. Rrjeti primar i ujësjellësit, me vlerë prej 250 mijë euro, është një nga projektet më të rëndësishme që do të sigurojë ujë të pijshëm për çdo familje. Po ashtu, ai njoftoi se rikonstruksioni i rrugës me vlerë prej 120 mijë eurosh do të fillojë javën e ardhshme, duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën e lagjes.

Një tjetër investim strategjik është projekti i rrugës që kalon përmes fabrikës “Teteks”, e cila do të lidhë dy dalje kryesore të qytetit – atë për në Bërvenicë dhe për në Falisht. Ky projekt pritet të lehtësojë qarkullimin dhe të rrisë cilësinë e jetesës për të gjithë qytetarët.

“Entuziazmi dhe besimi i qytetarëve na jep forcë që më 19 tetor të hapim kapitullin e ri të zhvillimit të Tetovës”, u shpreh Qamili.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZET MEXHITI DHE MUHAMED MURTEZI
Lajmi i mëparshëm

Muhamed Murtezi nga shoqëria civile në politikë për t’i shërbyer Çairit (VIDEO)

indeksi i transparences aktive ministria e mbrojtjes dhe ministria e transformimit digjital nder me transparentet 68c92dcfcca39
Lajmi i radhës

Indeksi i transparencës aktive: Ministria e mbrojtjes dhe Ministria e transformimit digjital ndër më transparentët

Të fundit nga

ShkoLartë