albi qamili emerohet bartes i listes se vlen ne tetove 68c5561445f57

Albi Qamili emërohet bartës i listës së VLEN në Tetovë

September 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Albi Qamili do të jetë bartësi i listës së VLEN për zgjedhjet lokale në Tetovë.

Qamili, megjithëse në moshë të re, njihet si një aktivist i palodhur dhe i përkushtuar ndaj çështjeve shoqërore dhe politike. Ai është diplomuar në Shkenca Politike dhe aktualisht po ndjek studimet pasdiplomike në fushën e së Drejtës Kushtetuese.

Gjatë viteve të fundit, Qmili ka qenë vazhdimisht pranë qytetarëve, veçanërisht të rinjve, duke u angazhuar në organizime, debate dhe iniciativa të ndryshme. Sipas Kasamit, ai përfaqëson më së miri energjinë, vendosmërinë dhe vizionin e brezit të ri që kërkon ndryshim të prekshëm në jetën publike.

“Albi mishëron atë që është më e vyer tek rinia jonë: guximin për të menduar ndryshe, gatishmërinë për të vepruar dhe idealizmin për ta parë vendin të zhvillohet”, ka shkruar ndër të tjera Kasami në postimin e tij.

Me këtë emërim, VLEN synon të sjellë një frymë të re në politikën lokale dhe të garantojë që zëri i të rinjve të dëgjohet e të përfaqësohet denjësisht.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti dibra po zgjohet me fisnikun ndryshimi po ndodh 68c548f779e8d
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Dibra po zgjohet, me Fisnikun ndryshimi po ndodh!

ikmt do ti shembe banesen i moshuari 30 vite ia kam dhene voten edi rames te me pushkatosh tani eshte gjynah 68c5577573ab8
Lajmi i radhës

IKMT do t’i shembë banesën, i moshuari: 30 vite ia kam dhënë votën Edi Ramës, të më “pushkatosh” tani është gjynah

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë