alba vukaj shkelqen ne itali me nje fustan elegant 68c90113d8578

Alba Vukaj shkëlqen në Itali me një fustan elegant

September 16, 2025
1 minut lexim

Alba Vukaj ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje mahnitëse nga Positano, Amalfi Coast, Itali.

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë ari me shkëlqim, ajo ka sjellë një atmosferë elegante dhe të sofistikuar, duke u përshtatur në mënyrë perfekte me mjedisin romantik e luksoz të rivierës italiane.

Fustani i gjatë, me prerje të theksuar në dekolte dhe linja që theksonin siluetën e saj, i dha një dozë glamuri klasik dukjes së Albës, ndërsa aksesorët minimalë, si byzylykët e artë dhe çanta e vogël e zezë, i shtuan finesë dhe përmbajtje kombinimit.

Image

Alba Vukaj

Flokët e gjatë të lëshuar dhe grimi natyral, i fokusuar te buzët dhe sytë, e kompletonin pamjen, duke nxjerrë në pah thjeshtësinë e bukurisë së saj.

Atmosfera e Positanos, me ndriçimet e buta dhe sfondin mesdhetar, krijoi skenën ideale për këtë paraqitje të paharrueshme, e cila u shpërnda edhe në rrjete sociale duke marrë komente të shumta pozitive për stilin dhe elegancën e saj. 

Image

Alba Vukaj

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a munden vendet e nato s ta ndalin blerjen e naftes ruse sic u kerkon trumpi 68c8f91337bc9
Lajmi i mëparshëm

A munden vendet e NATO-s ta ndalin blerjen e naftës ruse siç u kërkon Trumpi?

IZET MEXHITI 2 3
Lajmi i radhës

Mexhiti me videon e mëngjesit paralajmëron përfundimin e projektit të radhës në Çair (VIDEO)

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) mban konferencën vjetore për performancën nga investimet për vitin 2025. (Zyrat e Trustit, Rr. “Perandori Justinian”, Nr. 71, Lagjja Pejton, ora 10:00) Banka Qendrore Kosovës
ShkoLartë