alba vukaj mahnit me linjat e perkryera publikon imazhe nga pushimet ne itali 68ba1046e9fac

Alba Vukaj mahnit me linjat e përkryera, publikon imazhe nga pushimet në Itali

September 5, 2025
1 minut lexim

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e ndjekësve me paraqitjet e saj plot stil dhe finesë.

E njohur për elegancën e saj të natyrshme dhe përkujdesjen ndaj detajeve, bukuroshja nga Shkodra ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja nga pushimet e saj luksoze në Capri të Italisë.

Në imazhet e ndara në rrjetet sociale, Alba shfaqet e veshur me bikini të bardha me detaje delikate të ikonave të limonit – një simbol tipik i rivierës italiane, të cilat i kishte kombinuar me një shami të hollë në kokë, duke i dhënë pamjes së saj një prekje klasike.

Image

Alba Vukaj
Image

Alba Vukaj

Pamja e saj ishte e kuruar deri në detajin më të vogël, ndërsa linjat e saj trupore të tonifikuara nuk mund të kalonin pa u vënë re nga fansat dhe ndjekësit.

Me një vetëbesim natyral, ajo pozonte nga një jaht, me sfond një peizazh mahnitës të detit të kaltër dhe shkëmbinjve të thepisur që karakterizojnë ishullin e famshëm italian.

Image

Alba Vukaj

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rritje e manganit ne uje ende nuk dihet kur kthehet ne gjendje te pijshme 68ba0ef1c96c7
Lajmi i mëparshëm

Rritje e manganit në ujë, ende nuk dihet kur kthehet në gjendje të pijshme

muhamed elmazi ne matke banoret mezi presin ndryshimin 68ba1439dfb76
Lajmi i radhës

Muhamed Elmazi në Matkë: Banorët mezi presin ndryshimin!

Të fundit nga

ShkoLartë