alba rikthehet ne bbvk sikur asgje te mos kishte ndodhur 6921fe53a539d

Alba rikthehet në BBVK sikur asgjë të mos kishte ndodhur

November 22, 2025
1 minut lexim

Pas një nate të mbushur me pikëpyetje dhe spekulime të shumta nga publiku, Alba Pollozhani është rishfaqur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4.

Konkurrentja, e cila u zhduk pasi u fut për bisedë me psikologen pas shpërthimit histerik në Prime, nuk ishte parë në kamerat e shtëpisë për rreth 20 orë.

Mungesa e saj ngjalli diskutime të shumta në rrjet, duke aluduar për një largim të mundshëm apo për ndonjë problem shëndetësor.

Megjithatë, pak minuta më parë, Alba është parë sërish në ambientet e shtëpisë.

Ajo është kapur nga kamerat në zonën e lavanderisë, duke biseduar qetësisht me banorët e tjerë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Kujtojmë se në pjesën e parë të prime mbrëmë, ajo akuzoi produksionin se kishin nxjerrë një realitet ndryshe të situatës me Elijonën, çka çoi në britma dhe urgjencën për ta sistemuar gjendjen e saj psikologjike me psikologen e formatit.

Dy orë pasi shkoi në dhomë të rrëfimeve, Alba u dëgjua me britma ulëruese në sallon, çka bëri që ta komentojnë edhe banorët e tjerë. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nenshkruhet marreveshje mes bibliotekes kombetare te kosoves dhe shqiperise 6921fd2fee7b6
Lajmi i mëparshëm

Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë

ditmir bushati dhe albana shehaj 35 vite nga renia e komunizmit dhe kemi ende sfidat e tranzicionit 692210fb641c5
Lajmi i radhës

Ditmir Bushati dhe Albana Shehaj: 35 vite nga rënia e komunizmit dhe kemi ende sfidat e tranzicionit

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë