Gjatë një momenti të zakonshëm në shtëpi, teksa po pastronte, Alba ka hapur një bisedë me Arditin rreth temës së marrëdhënieve dhe meshkujve në përgjithësi.
Duke folur hapur dhe pa doreza, ajo pranoi se është e zhgënjyer dhe se aktualisht nuk dëshiron të krijojë njohje të reja.
“As nuk dua ta njoh asnjë mashkull dhe nuk dua të jem me asnjë mashkull, se ma kanë sjellë në majë të hundës”, u shpreh Alba, duke treguar se përvojat e mëparshme i kanë lënë një shije të hidhur.
Deklarata e saj ngjalli kuriozitet dhe reagime mes banorëve, ndërsa mbetet të shihet nëse qëndrimi i saj do të ndryshojë me kalimin e kohës apo do të mbetet po aq i prerë.
Burimi: botasot.info


