alarmon salihaj bia dhe njerezit e vuciqit prapa shperthimit ne iber lepenc rreziku vazhdon 693be3c94a35a

Alarmon Salihaj: BIA dhe njerëzit e Vuçiqit prapa shpërthimit në Ibër–Lepenc – rreziku vazhdon!

December 12, 2025
min lexim

Adem Salihaj ka reaguar ashpër pas publikimit të hetimeve të përbashkëta të institucioneve të Kosovës me FBI-në dhe ngritjes së aktakuzës për shpërthimin në kanalin Ibër–Lepenc, duke theksuar se rezultatet e hetimit konfirmojnë lidhjet direkte të grupit të dyshuar terrorist me strukturat e sigurisë së Serbisë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar dezinformatat e përhapura fillimisht nga BIA serbe dhe, sipas tij, të përkrahura edhe nga disa zyrtarë në Kosovë, si dhe ka paralajmëruar rrezikun e veprimeve të tjera destabilizuese nga Beogradi.

Salihaj njëkohësisht ka shprehur shqetësim për vonesat e Prokurorisë Speciale në ngritjen e aktakuzave në të dy rastet e fundit të ndjeshme, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hetimi me rastin e shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc dhe ngritja e aktakuzës për personat e përfshirë, tregoi qartë lidhjet e grupit terrorist që kreu këtë akt me pushtetin në Beograd. Dezinformata që u përhap nga BIA serbe menjëherë pas këtij akti se këtë e ka kryer Policia e Kosovës, për fat të keq, gjeti terren të përshtatshëm edhe te disa në Kosovë. Pas hetimeve të përbashkëta të organeve kompetente me FBI-në dhe ngritjes së aktakuzës, doli plotësisht e qartë lidhja e këtij grupi terrorist drejtpërdrejt me BIA-n serbe dhe pushtetin e Vuçiqit në Beograd. Njëri nga terroristët, Jovan Viçintijeviq, doli se ishte toger i BIA-s serbe, gjë që dëshmon pa dilema involvimin e pushtetit të Vuçiqit edhe në këtë akt terrorist. Pas aktit të rrezikshëm terrorist të Banjskës, për të cilin dihen autorët dhe lidhjet e tyre me Vuçiqin, ky është akti i dytë i rëndë ndaj stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë.

Për habinë e të gjithëve, pati edhe në Kosovë zyrtarë të lartë partiakë e shtetërorë që pohuan se Radojçiqi nuk ka kryer akt terrorist dhe se gjithë ai arsenal armësh ishte vendosur aty nga pushteti në Kosovë. Këto deklarata, padyshim se i inkurajojnë aktet e tilla terroriste. Madje, agjenti serb i BIA-s Jovan Viçintijeviq, paska sqaruar se Vuçiqi paska pasë planifikuar që, me ndihmën e grupit terrorist të Radojçiqit, ta kryente edhe një akt tjetër të rrezikshëm terrorist në tetor 2024 sikur ai i Banjskës, e ndoshta edhe më të rrezikshëm. Nuk duhet përjashtuar mundësinë edhe të akteve tjera terroriste të Serbisë kundër Kosovës. Serbia po punon shumë kundër sigurisë dhe stabilitetit të gjithë rajonit, pra jo vetëm kundër Kosovës. 

Poashtu, habitë edhe fakti se Prokuroria Speciale e Kosovës, në të dy rastet, ngriti aktakuzë me një vonesë një vjeçare. Duhet analizuar se çfarë mesazhi përcjellin vonesat e tilla, por një është e sigurt, se ky nuk mund të jetë mesazh i mirë për Kosovën.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

theu masen e sigurise dhe prezantohej si agjent imobilar arrestohet 34 vjecari ne tirane iu sekuestrua dhe nje arme zjarri 693be36677db6
Lajmi i mëparshëm

Theu masën e sigurisë dhe prezantohej si agjent imobilar, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, iu sekuestrua dhe një armë zjarri

zelensky thote se donbasi vazhdon te jete pengese mes trysnise per nje marreveshje per paqe 693be3d424f2d
Lajmi i radhës

Zelensky thotë se Donbasi vazhdon të jetë pengesë mes trysnisë për një marrëveshje për paqe

Të fundit nga

Branca zbulon prapaskenat

Marco Branca, ish-drejtori sportiv i Interit, rrëfeu historinë e tri transferimeve kryesore të kohës së tij te klubi zikaltër. Për shkëmbimin Ibrahimovic-Eto’o të verës 2009, tha: “Ishte një proces gradual. Vullneti i
ShkoLartë