alarmi ne qnr mitrovice kqz del me sqarim publik gabim teknik nuk rrezikohet rezultati zgjedhor 69125b833e80d

‘Alarmi’ në QNR Mitrovicë, KQZ del me sqarim publik: Gabim teknik, nuk rrezikohet rezultati zgjedhor!

November 10, 2025
min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se gjatë verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë është konstatuar një gabim në shtypjen e kodit të vendvotimit në disa fletëvotime.

KQZ sqaron se gabimi ndodhi gjatë procesit të shtypjes nga kompania përgjegjëse, e cila ka pranuar mundësinë e gabimit dhe do të publikojë sqarim zyrtar në ditët në vijim.

KQZ thekson se ky gabim teknik nuk ndikon në integritetin e votimit apo numërimin e votave, falë masave të shumta të sigurisë që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e fletëvotimeve, përcjell “Bota sot”.

Reagimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Prishtinë, 10 nëntor 2025 – Pas shqetësimeve të ngritura në opionin lidhur me zhvillimet gjatë procesit të verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës së Jugut, KQZ sqaron:

Bazuar në informatat e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, është konstatuar se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve ka ndodhur një gabim në shtypjen e njërit prej elementeve të fletëvotimit, konkretisht në kodin e vendvotimit.

Në lidhje me këtë çështje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të përgatisë sqarim zyrtar lidhur me këtë rast.

Është me rëndësi të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë. Për më tepër, për secilin vendvotim, fletëvotimet e shtypura kanë numra serikë të shënuar në pjesët amë të fletëvotimeve, të cilët përputhen plotësisht me numrin e fletëvotimeve të pranuara dhe të verifikuara deri më tani në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron publikun, votuesit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin zgjedhor se ky gabim teknik nuk ndikon në asnjë mënyrë në integritetin e procesit të votimit apo të numërimit të votave, pasi fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që garantojnë se ato nuk mund të falsifikohen apo kopjohen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

atalanta shkarkon trajnerin ivan juric 69125b774842c
Lajmi i mëparshëm

Atalanta shkarkon trajnerin Ivan Juric

emri zbulohet identiteti ja kush eshte shqiptari qe dyshohet se u lidh dhe u dogj ne nje makine ne greqi 69125c347213c
Lajmi i radhës

EMRI/ Zbulohet identiteti, ja kush është shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në një makinë në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë