alarmi i rreme per bombe nderpreu funksionimin e aeroportit te shkupit 68a05962e6b22

Alarmi i rremë për bombë ndërpreu funksionimin e Aeroportit të Shkupit

August 16, 2025
1 minut lexim

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë.

Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin e urgjencës 112 është marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një avion që duhej të nisej drejt Turqisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kryen kontrolle të hollësishme. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, ndërsa nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.

Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump fton te henen zelenskin ne uashington presidenti ukrainas jam mirenjohes 68a058eac5366
Lajmi i mëparshëm

Trump fton të hënën Zelenskin në Uashington, presidenti ukrainas: Jam mirënjohës..

ibrahimi bllokada institucionale po i kushton miliona euro pushtetit lokal 68a059dae5c9c
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Bllokada institucionale po i kushton miliona euro pushtetit lokal

Të fundit nga

ShkoLartë