alarmante kongresmeni amerikan torres jam thellesisht i shqetesuar per dhunen e policise gjate protestave ne tirane 6ad9c533b17b9

“Alarmante!”/ Kongresmeni amerikan, Torres: Jam thellësisht i shqetësuar për dhunën e policisë gjatë protestave në Tiranë

October 22, 2026
1 minut lexim

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ndaj dhunës policore gjatë protestave në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe uljen e tensioneve.

Në reagim, Torres shprehet se është thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve, duke theksuar se veprimet e policisë janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund.

Ai nënvizon se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën të protestojnë në mënyrë paqësore dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë këtë të drejtë, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit.

Reagimi i plotë:

Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga Policia Shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet të garantojë zbatimin e shtetit të së drejtës. Situata duhet të shtensionohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova ratifikon tri marreveshje financiare me be ne cfare ndryshon 6ad9c4a576150
Lajmi i mëparshëm

Kosova ratifikon tri marrëveshje financiare me BE-në – çfarë ndryshon?

momente paniku ne nje avion te latam airlines goditet nga rrufeja 6ad9c53d45079
Lajmi i radhës

Momente paniku në një avion të “LATAM Airlines”, goditet nga rrufeja

Të fundit nga

DAP nxjerr në ankand banesa, lokale dhe automjete

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) organizon sot ankand elektronik për shitjen e pronave të paluajtshme, automjeteve dhe pajisjeve industriale e ndërtimore. Në shitje janë një lokal prej 31 metrash katrorë në
ShkoLartë