alarm per mjet shperthyes ne stacionin e autobuseve ne prishtine policia evakuon zonen 6a3975d22296a

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

June 22, 2026
1 minut lexim

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se informata është pranuar rreth orës 18:00, ndërsa menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë.

“Sapo kemi pranuar informatën, policia ka reaguar duke siguruar zonën. Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërsa njësitet përkatëse janë angazhuar për trajtimin dhe verifikimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia po vazhdon veprimet në terren, ndërsa ende nuk ka informacione shtesë lidhur me natyrën e mjetit të dyshuar.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

evropa ne valen e te nxehtit temperatura deri ne 44c 6a3971075fa3d
Lajmi i mëparshëm

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

ambasadorja zvicerane ne shqiperi flet per protestat mbeshtesim parlamentin dhe demokracine pjesemarrja e njerezve nje element i rendesishem 6a39761479e18
Lajmi i radhës

Ambasadorja zvicerane në Shqipëri flet për protestat: Mbështesim parlamentin dhe demokracinë, pjesëmarrja e njerëzve, një element i rëndësishëm

Të fundit nga

ShkoLartë