alarm per kosoven vuciq paralajmeron nderhyrje ne rrjedhen e ibrit 6a78856da9719

Alarm për Kosovën: Vuçiq paralajmëron ndërhyrje në rrjedhën e Ibrit

August 9, 2026
min lexim

Një deklaratë e re e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka ngritur shqetësime për Kosovën, pasi ai ka paralajmëruar se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Vuçiq pretendon se Beogradi po mbledh ekspertë, inxhinierë dhe profesionistë të sektorit të ndërtimit për të parë se si mund të realizohet një ndërhyrje e tillë, ndërsa këtë e lidh drejtpërdrejt me pretendimet e tij për trajtimin e serbëve në Kosovë.

“Kur ata tashmë po i ngacmojnë kaq shumë njerëzit tanë, le të shohim. Kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen. Ne jemi një vend sovran dhe do të sillemi në përputhje me interesat tona”, deklaroi Vuçiq.

Vitin e kaluar, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përmes ushtruesit të detyrës Hysen Durmishi, ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të zonës “Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit”, një nga vendimet më të rëndësishme për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të Republikës së Kosovës.

Vuçiqi u bëri thirrje të gjithëve, të cilët, siç deklaroi ai, janë “mbrojtës të mëdhenj të interesave të popullit serb”, që ta pyesin popullin serb në Kosovë se te kush e shohin mbrojtësin e tyre të vetëm.

“A është një mundësi për ne në këtë moment të shkojmë në luftë me NATO-n, a është kjo një mundësi? Nuk mendoj kështu. Po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë jetën, e cila është tmerrësisht e vështirë për popullin tonë, më të lehtë”, theksoi Vuçiç.

“Kur ata tashmë po i ngacmojnë kaq shumë njerëzit tanë, le të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së ujit të Ibrit, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen. Ne jemi një vend sovran, e dini, ndonjëherë kemi interesa të tilla, ndonjëherë kemi interesa të tilla dhe do të sillemi në përputhje me rrethanat”, tha Presidenti serb.

Vuçiç u tha të gjithë atyre që, siç thotë ai, “do të ishin të lumtur të uleshin në kafene dhe taverna dhe t’i jepnin leksione dikujt se nuk janë hero, edhe pse ai dikush luftoi shumë, shumë më fort se të gjithë ata së bashku”, se është mirë të kesh ndjenja patriotike, por se gjithmonë duhet të thonë se cila është zgjidhja.

Ai deklaroi se sot ka folur për Kosovën me Matthias Döfner, një nga njerëzit më të fuqishëm në Evropë, nga Ax Springer, dhe se ka folur për kutinë e Pandorës që u hap në vitin 1999.

Ne nuk ulemi në disa karrige, kemi vetëm tonën – karrigen serbe.

Presidenti Vuçiç deklaroi sot se Serbia nuk ulet në shumë karrige, por ka vetëm karrigen e vet – serbe. Duke iu përgjigjur pyetjes se si i komenton kritikat se Serbia ulet në shumë karrige, Vuçiç tha se për këtë sulmohet në Gjermani, SHBA, Angli dhe shpesh në Rusi dhe Ukrainë.

“Nuk më intereson. Kjo vetëm konfirmon politikën time. Nuk dua që të jemi shërbëtorë të askujt, unë u zgjodha, u betova mbi Kushtetutën dhe mbi Ungjillin e Mirosllavit. Nëse është e nevojshme, duhet të bëjmë sakrifica për të ruajtur pavarësinë dhe autonominë tonë”, theksoi Vuçiq.

Ai shtoi se po i mbahen edhe predikime nga Mali i Zi për Kosovën nga ata që dërgojnë misionet e tyre në Kosovë.

“Ata që e njohën Kosovën, të cilët nuk do të mendojnë për asgjë tjetër. Ata që dërgojnë ushtarë për të festuar ‘Stuhinë’, ata më kujtojnë edhe patriotizmin, kështu që do të na lexojnë një fjalim mortor për çdo marrëveshje me Prishtinën, edhe nëse është një marrëveshje tregtare. Por kur e njohin Kosovën, nuk është për fjalimin mortor, është normale dhe lejohet”, tha Vuçiq.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

presidentja distancohet nga rasti i emerimit te kunderligjshem te oficerit te intelegjences ne vjene 6a786ed00fb76
Lajmi i mëparshëm

Presidentja distancohet nga rasti i emërimit të kunderligjshem te oficerit te Intelegjences ne Vjenë

kruja nuk shpeton nga flaket riaktivizohet nje tjeter vater zjarri nje biznes i zones rrezikohet 6a7885cf3f5be
Lajmi i radhës

Kruja nuk shpëton nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri. Një biznes i zonës rrezikohet

Të fundit nga

ShkoLartë