alarm per drone pezullohen fluturimet ne kopenhage dhe oslo 68d261b14d723

Alarm për dronë, pezullohen fluturimet në Kopenhagë dhe Oslo

September 23, 2025
1 minut lexim

Komunikacioni ajror në aeroportin e Kopenhagës është ndërprerë përkohësisht pasi u vërejtën dronë pranë pistës, njoftoi mbrëmë policia daneze.

Fluturimet dhe aterimet u pezulluan për një kohë të shkurtër, transmeton agjencia DPA.

“Aeroporti i Kopenhagës është rihapur pasi u mbyll për shkak të aktivitetit të dronëve”, bëri të ditur menaxhmenti i aeroportit Kastrup herët në mëngjes.

Megjithatë, priten vonesa dhe anulime të disa fluturimeve. Udhëtarëve u rekomandohet që të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore për më shumë informacione.

Një situatë e ngjashme u shënua edhe në aeroportin e kryeqytetit norvegjez, Oslo, i cili u mbyll përkohësisht pasi u raportua prani e dronëve, njoftoi shërbimi publik norvegjez NRK. Sipas operatorit Avinor, aeroporti dhe hapësira ajrore mbi Oslo u mbyllën, ndërsa fluturimet u ridrejtuan.

Aeroporti Kastrup në Kopenhagë është ndër më të mëdhenjtë në Skandinavi, krahas Arlandës në Stokholm dhe Gardermoenit në Oslo.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kondarko nuk ka rritje te ndjeshme te kandidaturave te pavarura per zgjedhjet lokale 68d25bd7b1194
Lajmi i mëparshëm

Kondarko: Nuk ka rritje të ndjeshme të kandidaturave të pavarura për zgjedhjet lokale

kur pazaret per pushtet zevendesojne nevojat e shqiptareve aki dhe loja e hyrjes ne qeveri 68d2684f735ad
Lajmi i radhës

Kur pazaret për pushtet zëvendësojnë nevojat e shqiptarëve, AKI dhe loja e hyrjes në qeveri!

Të fundit nga

ShkoLartë