alarm ne kursk shperthen zjarri ne centralin berthamor pas rrezimit te dronit rus nuk raportohet per viktima 68aae0869af5b

Alarm në Kursk! Shpërthen zjarri në centralin bërthamor pas rrëzimit të dronit rus, nuk raportohet për viktima

August 24, 2025
1 minut lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu gjatë natës në centralin bërthamor Kursk, në perëndim të Rusisë, pasi mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi një dron ukrainas, raportoi faqja zyrtare e centralit.

Sipas një deklarate të postuar në Telegram, “pajisja shpërtheu” pas përplasjes me centralin, duke shkaktuar një zjarr që më pas u shua nga zjarrfikësit.

Nuk u raportuan viktima ose të lënduar, megjithatë kapaciteti i centralit u zvogëlua përkohësisht.

Deklarata shtoi se niveli i radioaktivitetit në central dhe zonën përreth nuk ka ndryshuar dhe korrespondon me vlerat natyrore, duke qetësuar shqetësimet për sigurinë bërthamore në rajon.

Ngjarja ndodh në një kohë tensioni të shtuar mes Rusisë dhe Ukrainës, ku përplasjet ajrore dhe sulmet me dronë po përkeqësojnë situatën në disa zona strategjike.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

papa leo trump dhe mbreti charles urojne ukrainen per diten e pavaresise 68aaded577297
Lajmi i mëparshëm

Papa Leo, Trump dhe Mbreti Charles urojnë Ukrainën për ditën e pavarësisë

ne vijim akreditimi i vezhguesve per zgjedhjet lokale te 19 tetorit 68aae1fe475dc
Lajmi i radhës

Në vijim akreditimi i vëzhguesve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë