alarm ne inspektoratin e tregut vetem 148 inspektore per mbi 28 mije kontrolle 6ab4f7af6789b

Alarm në Inspektoratin e Tregut: Vetëm 148 inspektorë për mbi 28 mijë kontrolle

September 24, 2026
1 minut lexim
dr 1

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë dobësish në funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, përfshirë mungesën e inspektorëve, problemet me digjitalizimin dhe parregullsitë në menaxhim, transmeton 4news.mk.

Gjatë vitit 2024 janë realizuar 28.263 kontrolle nga vetëm 148 inspektorë, ose 47 për qind e vendeve të sistematizuara të punës. Sipas auditorëve, mungesa e stafit vështirëson realizimin e plotë të kontrolleve dhe kompetencave ligjore.

Probleme janë evidentuar edhe me sistemin “E-inspektor”, i cili nuk ishte vënë plotësisht në funksion.

Gjendja është veçanërisht shqetësuese në sektorin e sigurisë së produkteve, ku nga 14 vende të parashikuara ishin plotësuar vetëm pesë. Nga viti 2022 deri më 2025, pas analizave laboratorike, 40 produkte janë tërhequr nga tregu i Maqedonisë së Veriut.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pese te infektuar te rinj me ethe te nilit perendimor gjate javes se fundit rasti i pare ne tetove 6ab4f660cc829
Lajmi i mëparshëm

Pesë të infektuar të rinj me ethe të Nilit Perëndimor gjatë javës së fundit, rasti i parë në Tetovë

FB IMG 1790245651170
Lajmi i radhës

VLEN: Partneriteti me SHBA-në dhe zgjerimi i BE-së mbeten kyçe për të ardhmen e rajonit

Të fundit nga

ShkoLartë