alarm ne dukat zjarri rrezikon edhe parkun kombetar te llogarase flaket po perparojne drejt majes se malit 687bbbbe302eb

Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë! Flakët po përparojnë drejt majës së malit

July 19, 2025
1 minut lexim

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.

Zjarrfikësit po punojnë me lopata dhe degë pemësh për të izoluar dhe shuar flakët.

Me qindra pisha, bredha dhe pemë të tjera janë shkrumbuar nga zjarri, i cili i ndihmuar edhe nga era po përparon duke u ngjitur në pjesën e majës së malit të fshatit Dukat.

Edhe pse është në distancë, Parku Kombëtar i Llogarasë rrezikon të përfshihet nga flakët nëse era vijon të fryjë nga verilindja.

Në zonë ndodhen 20 forca zjarrfikëse, ndërkohë që kërkohet ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dafina dhe kreshniku shuaj kuriozitetin tregojne cfare kuptimi ka emri i djalit te tyre 687ba93a1f20f
Lajmi i mëparshëm

Dafina dhe Kreshniku shuaj kuriozitetin, tregojnë çfarë kuptimi ka emri i djalit të tyre

shqiptari dhuron show ne poloni 687bbc3579c25
Lajmi i radhës

Shqiptari dhuron “show” në Poloni

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë