alarm ne danimarke perseri drone ne bazat ushtarake 68d91f780ec98

Alarm në Danimarkë: Përsëri drone në bazat ushtarake

September 28, 2025
1 minut lexim

Disa dronë u panë përsëri në bazat ushtarake daneze gjatë natës.

Forcat e Armatosura Daneze njoftuan mbi këtë në mesditë, raporton Bild.

Policia daneze e kishte informuar më parë agjencinë e lajmeve Ritzau në mënyrë të pavarur se gjatë natës ishin marrë disa raportime për dronë, por asnjë nuk kishte çuar në mbylljen e hapësirës ajrore mbi aeroportet daneze.

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen për një takim informal në kryeqytetin danez, Kopenhagë më 1 dhe 2 tetor. Temat përfshijnë mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe forcimin e gatishmërisë së përbashkët evropiane për mbrojtje. Bundesëehr-i gjerman po mbështet danezët në sigurimin e samitit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

proteste per rruget ne vlore banoret e gjashte fshatrave bllokuan serish aksin kombetar 68d91f0824d78
Lajmi i mëparshëm

Protestë për rrugët në Vlorë, banorët e gjashtë fshatrave bllokuan sërish aksin kombëtar

termet me magnitude 5 4 balle ne perendim te turqise lekundjet u ndjene edhe ne stamboll 68d921281f39c
Lajmi i radhës

Tërmet me magnitudë 5.4 ballë në perëndim të Turqisë, lëkundjet u ndjenë edhe në Stamboll

Të fundit nga

ShkoLartë