alarm meteorologjik nga neser reshje te dendura shiu te shoqeruara me mot te keq ere dhe bubullima 691b5b5298abe

Alarm meteorologjik/ Nga nesër reshje të dendura shiu të shoqëruara me mot të keq, erë dhe bubullima

November 17, 2025
1 minut lexim

Shkup, 17 nëntor – Alarm meteorologjik për Maqedoninë. Nga nesër, territori i vendit do të jetë nën ndikimin e një serie valësh ajrore të lagështa. Deri në fund të javës pritet një periudhë me mot pjesërisht të vranët dhe relativisht të ngrohtë, me reshje lokale të herëpashershme shiu, përcjell TV21. Në disa vende, reshjet do të jenë më të dendura, lokalisht me kushte për mot të keq të shoqëruar me erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe bubullima të rralla.

Gjatë 24 orëve pritet të bjerë një sasi më e madhe shiu (mbi 30 l/m²). Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Në Shkup pritet periudhë me mot pjesërisht të vranët, me reshje të herëpashershme shiu që në pjesë të ndryshme do të jenë më të dendura. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë herë pas here edhe e fortë, nga drejtimi jugor.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

faton fazliu takohet me ambasadorin e maqedonise se veriut ne berlin ylber sela 691b5435cfccb
Lajmi i mëparshëm

Faton Fazliu takohet me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela

collaku marrja e pamela qirkos si avokate konflikt i paster interesi 691b5d553d36c
Lajmi i radhës

Çollaku: Marrja e Pamela Qirkos si avokate, konflikt i pastër interesi

Të fundit nga

ShkoLartë