al jazeera hamasi pranon propozimin e ri per armepushim 68a39e98af276

Al Jazeera: Hamasi pranon propozimin e ri për armëpushim

August 18, 2025
1 minut lexim

Një burim i njohur me bisedimet i tha Al Jazeera-s se propozimi përfshin një ndërprerje të përkohshme të operacioneve ushtarake për 60 ditë, gjatë së cilës ushtria izraelite do të tërhiqet për të lejuar hyrjen e ndihmës humanitare.

Gjatë këtij afati, gjysma e 50 pengjeve izraelite do të shkëmbehen me të burgosur palestinezë. Sipas burimit, propozimi i ri “shënon fillimin e rrugës drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse”.

Edhe grupi palestinez ka konfirmuar se ka miratuar një propozim për armëpushim në Gaza, i paraqitur dje nga ndërmjetësit Katari dhe Egjipti.
Një burim i informuar i tha Al Jazeera-s se draft-marrëveshja parashikon një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit do të lirohet gjysma e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza, si dhe një numër i paspecifikuar i të burgosurve palestinezë që mbahen nga Izraeli.
Propozimi përfshin gjithashtu një rrugë drejt një marrëveshjeje përfundimtare që synon t’i japë fund luftës përgjithmonë, tha burimi.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në rrjetet sociale se kthimi i pengjeve të mbetura do të ndodhë vetëm nëse Hamasi shkatërrohet. Ai theksoi rolin e tij të suksesshëm në lirimin e pengjeve në të kaluarën, duke përfunduar me mesazhin: “Luaj për të fituar, ose mos luaj fare.”

Në Izrael, shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Eyal Zamir, ka miratuar një plan për pushtimin e Qytetit të Gazës. Plani, i cili do t’i paraqitet nesër ministrit të Mbrojtjes, parashikon një evakuim të popullsisë që do të zgjasë gati dy muaj, pas së cilës qyteti do të rrethohet dhe pushtohet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekzekutimi me arme zjarri i artur bashimit ne athine vellai i shokut te bledar jambellit historiku kriminal ne shqiperi e greqi 68a39e23b001c
Lajmi i mëparshëm

Ekzekutimi me armë zjarri i Artur Bashimit në Athinë, vëllai i shokut të Bledar Jambellit! Historiku kriminal në Shqipëri e Greqi

perplasja e krereve te be se me trump per ukrainen meloni pas tre vitesh fillon nje faze e re merz nevojitet nje armepushim trump jo i domosdoshem 68a3a045cc61c
Lajmi i radhës

Përplasja e krerëve të BE-së me Trump për Ukrainën. Meloni: “Pas tre vitesh fillon një fazë e re”. Merz: “Nevojitet një armëpushim”. Trump: “Jo i domosdoshëm”

Të fundit nga

ShkoLartë