akuzohet per tentative grushti shteti prokuroria braziliane kerkon denimin e ish presidentit jair bolsonaro 68769384148af

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

July 15, 2025
1 minut lexim

Prokurorët brazilianë i kërkuan të martën Gjykatës Supreme të vendit të dënojë ish-Presidentin Jair Bolsonaro për akuzat për tentativë grushti shteti dhe “organizatë kriminale të armatosur” në gjyqin e tij që ka shkaktuar një krizë diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Pas ditësh seancash dëgjimore, prokurorët paraqitën çështjen e tyre, duke thënë se ish-presidenti i ekstremit të djathtë dhe shtatë nga ish-ndihmësit e tij kërkuan të siguronin pushtetin e tyre të vazhdueshëm përmes përpjekjeve për të minuar me dhunë rendin demokratik”, sipas një deklarate që ata lëshuan .

Bolsonaro përballet me deri në 40 vjet burg për akuzën e grushtit të shtetit. Ai dyshohet se ka qenë udhëheqësi i një organizate kriminale i cili komplotoi për të mbetur në pushtet, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat u fituan nga kandidati i majtë dhe presidenti aktual Luiz Inácio Lula da Silva.

Prokurori i përgjithshëm theksoi se është provuar përfshirja e të akuzuarve dhe kërkoi dënimin e tyre për “organizatë kriminale të armatosur”, “tentativë për përmbysje të shtetit demokratik” dhe dëme ndaj pronës publike.

Fati i Bolsonaro-s dhe bashkëpunëtorëve të tij tashmë është në duart e gjyqtarit Alexandre de Moraes, i cili është vënë në qendër të kritikave dhe kërcënimeve me sanksione nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të vendimeve që ka marrë ndaj disa rrjeteve sociale amerikane.

Gjykimi i Bolsonaro-s ka shkaktuar reagim të ashpër nga presidenti amerikan Donald Trump, një aleat i ngushtë i tij, i cili e akuzoi Brazilin për “gjueti shtrigash” dhe paralajmëroi vendosjen e tarifave 50% ndaj mallrave braziliane duke nisur nga 1 gushti.

Vetë Bolsonaro e mohon fajësinë, duke u paraqitur si “i përndjekur politikisht”. Megjithatë, gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, ai pranoi se kishte shqyrtuar mundësinë për të përdorur një “klauzolë kushtetuese” për të ndaluar betimin e Lulës.

Ai këmbëngul se është viktimë e një procesi të motivuar politikisht, që synon ta pengojë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026 megjithëse aktualisht është i skualifikuar nga gara deri në vitin 2030, për shkak të një çështjeje tjetër që lidhet me përhapjen e dezinformatave për sistemin zgjedhor të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

parti e re ne krye me arianit kocin avokati zbulon te verteten 6876925ad6863
Lajmi i mëparshëm

Parti e re në krye me Arianit Kocin? Avokati zbulon të vërtetën

kazinote largohen perfundimisht 500 metra larg cdo institucioni arsimor 6876969066253
Lajmi i radhës

Kazinotë largohen përfundimisht 500 metra larg çdo Institucioni Arsimor

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë