akuza per manipulim e vjedhje votash kurti reagon per here te pare ja mesazhi i tij 69749441e8e99

Akuza për manipulim e vjedhje votash, Kurti reagon për herë të parë – ja mesazhi i tij

January 24, 2026
1 minut lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me dyshimet për manipulime votash brenda subjekteve politike, duke theksuar se cenimi i vullnetit të lirë të qytetarëve është i papranueshëm dhe se çdo rast i tillë duhet të hetohet deri në fund, pa asnjë kompromis.

Kurti ka ritheksuar përkushtimin e vazhdueshëm të LVV-së për mbrojtjen e integritetit të votës, duke e cilësuar Republikën e Kosovës si shembull të demokracisë funksionale në rajon, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Komisionerë e individë që në mënyrë klandestine janë përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike duke dëmtuar kolegë e subjekte politike nuk kanë amnisti. I inkurajojmë institucionet përgjegjëse që hetimet të shkojnë deri në fund.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë gjithnjë gardiane e ruajtjes së vullnetit politik të shprehur përmes votës në kuti të votimit dhe ashtu do të qëndrojë përherë.

Republika e Kosovës është shembull i demokracisë në rajon dhe i proceseve zgjedhore. Adresimi përmes ligjit dhe llogaridhënies për rastet e dyshimeve të manipulimeve brenda subjekteve politike, është i domosdoshem për integritetin e procesit.

Vullneti i qytetarëve është i shenjtë, vota është e lirë, dhe kjo do të garantohet deri në fund. Dyshimet duhet të hetohen, manipuluesit duhet të ndëshkohen, këto raste nuk duhet të na shfaqen kurrë më në të ardhmen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kokaine dhe baste sportive ne lokal arrestohet pronari e pesojne dhe 14 persona per moskallezim krimi 697493e40a8e0
Lajmi i mëparshëm

Kokainë dhe baste sportive në lokal/ Arrestohet pronari, e pësojnë dhe 14 persona për moskallëzim krimi

zelanda e re anulon perpjekjet e shpetimit per 6 te zhdukur pas rreshqitjes se dheut 6974945757495
Lajmi i radhës

Zelanda e Re anulon përpjekjet e shpëtimit për 6 të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut

Të fundit nga

ShkoLartë