aktorja millie brown u kerkon gazetareve te ndalojne se komentuari imazhin e saj 690bcd12c4f48

Aktorja Millie Brown u kërkon gazetarëve të ndalojnë së komentuari imazhin e saj

November 6, 2025
min lexim

Millie Bobby Brown ka shprehur sërish zemërimin e saj ndaj mënyrës se si mediat komentojnë pamjen e saj.

Aktorja 21-vjeçare, e njohur për rolin në serialin ‘Stranger Things’, ka kritikuar ashpër gazetat për mënyrën denigruese me të cilën e trajtojnë në artikujt që komentojnë pamjen dhe stilin e saj.

Në një intervistë për British Vogue, Brown e quajti këtë sjellje ‘një formë ngacmimi publik’, duke shtuar se nuk i detyrohet askujt një falje për mënyrën se si duket apo për mënyrën se si zgjedh të shprehet.

Aktorja kujtoi se muaj më parë kishte shpërthyer në lot pas publikimit të disa titujve që talleshin me pamjen e saj gjatë promovimit të filmit të Netflix-it ‘The Electric State’. ‘Qaja çdo ditë kur shihja ato tituj: ‘Çfarë i ka bërë fytyrës? Pse është bërë bjonde? Duket 60 vjeç!’’, tha ajo me ironi.

Brown theksoi se, megjithëse e respekton gazetarinë, ajo dënon mënyrën toksike të disa mediave që përqendrohen te pamja dhe jo te puna e një artisti. ‘E kuptoj që paparacët janë pjesë e punës, por mos më ‘vrisni’ me titujt. Kjo është ngacmim, veçanërisht për vajzat e reja që hyjnë në këtë industri dhe fillojnë të dyshojnë te vetja’, u shpreh ajo.

Aktorja kujtoi edhe një moment të vështirë gjatë BRIT Awards, kur shpërtheu në lot pas skene, pak para se t’i dorëzonte një çmim këngëtares Sabrina Carpenter. ‘Qava me dënesë. Por kur pashë Sabrinën, ajo më kujtoi që nuk duhet t’i lejoj askujt të më thyejë shpirtin. Më dha forcë’, rrëfeu Brown.

Në vijim, ajo shtoi se vendosi të postojë një video në Instagram për t’u bërë ballë kritikëve: ‘Nëse të shqetëson që jam bjonde apo që mbaj më shumë grim, do ta përballoj unë – jo vetëm për veten time, por për çdo vajzë që do të eksperimentojë me pamjen e saj.’

Në fund të intervistës, Millie u shpreh prerazi: ‘Është shqetësuese që redaktorë të rritur shpenzojnë kohën duke analizuar fytyrën, trupin dhe zgjedhjet e mia. Akoma më keq kur këto artikuj shkruhen nga gra. Flasim për fuqizim të femrave, por shpesh i shkatërrojmë për klikime. Unë refuzoj të kërkoj falje që jam rritur dhe që jetoj sipas kushteve të mia. Nuk do të turpërohem për mënyrën se si dukem, si vishem apo si e prezantoj veten.’

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba nje vit nen drejtimin e trump premtimet deshtimet dhe betejat e presidentit 690bcb0377365
Lajmi i mëparshëm

SHBA një vit nën drejtimin e Trump, premtimet, dështimet dhe betejat e presidentit

raporti i be se per shqiperine cukali ka fusha qe nuk jane shume kollaj te matshme 690bdfba482d1
Lajmi i radhës

Raporti i BE-së për Shqipërinë/ Cukali: Ka fusha që nuk janë shumë kollaj të matshme

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë