aktori paul wesley martohet me modelen natalie kuckenburg 6a555efb4576b

Aktori Paul Wesley martohet me modelen Natalie Kuckenburg

July 13, 2026
1 minut lexim

Aktori Paul Wesley, i njohur për rolin e Stefan Salvatore në serialin “The Vampire Diaries”, është martuar me partneren e tij prej disa vitesh, modelen Natalie Kuckenburg.

Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni intime, ndërsa lajmin e bukur e konfirmoi vetë Natalie përmes disa fotografive të publikuara në Instagram.

Wesley u shfaq me një kostum klasik blu të errët, teksa nusja zgjodhi një fustan elegant mëndafshi të dizajneres Galia Lahav.

Paul Wesley dhe Natalie Kuckenburg e bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2022, ndërsa një vit më vonë shpallën fejesën.

Aktori ka treguar më herët se propozimin për martesë e bëri në të njëjtin hotel ku kishin pasur takimin e tyre të parë.

43-vjeçari, për të cilin kjo është martesa e tretë, ka thënë se sekreti i marrëdhënies së tyre është humori.

Sipas tij, ai dhe Natalie qeshin vazhdimisht së bashku dhe kjo është një nga arsyet kryesore që i ka mbajtur të bashkuar.

Fotografitë nga ceremonia e martesës janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke marrë mijëra urime nga fansat e çiftit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kadetet e ushtrise italiane shpetojne nje shofer nga nje makine qe po fundosej 6a555e310dd2a
Lajmi i mëparshëm

Kadetët e ushtrisë italiane shpëtojnë një shofer nga një makinë që po fundosej

adnan azizi bdi dhe levica etiketojne ne punojme per shqiptaret 6a5561a131fee
Lajmi i radhës

Adnan Azizi: BDI dhe Levica etiketojnë, ne punojmë për shqiptarët

Të fundit nga

ShkoLartë