aktori i njohur will smith paditet per ngacmim seksual nga ylli i americas got talent 6958058558b87

Aktori i njohur Will Smith paditet për ngacmim seksual nga ylli i “America’s Got Talent”

January 2, 2026
1 minut lexim

Aktori i njohur Will Smith është paditur për ngacmim seksual nga violinisti Brian King Joseph.

Joseph, 32 vjeç, u bë i njohur pasi u rendit në tre finalistët më të mirë të America’s Got Talent në vitin 2018. Sipas dokumenteve gjyqësore të shqyrtuara nga Daily Mail, ai u punësua për koncertet e Smith në vitin 2024, pasi kishte luajtur më parë për aktorin në banesën e tij.

Në padi, Joseph pretendon se gjatë një ndalese të turneut në Las Vegas, marsin e kaluar, ai u kthye në dhomën e hotelit rreth orës 23:00. Sipas tij, në dhomë ishte lënë një shënim me dorë ku shkruhej: “Brian, do të kthehem jo më vonë se 5:30”, i shoqëruar me një zemër dhe firmosur “Stone F.”.

Paditësi pohon se bashkë me shënimin ndodheshin edhe sende personale, përfshirë peceta, një shishe birre, një çantë shpine të kuqe, një shishe me ilaçe për HIV me emrin e një personi tjetër, një vath dhe dokumente spitalore të një personi të panjohur për të.

Joseph thotë se u frikësua se dikush mund të kthehej në dhomën e tij për të kryer veprime seksuale, ndaj e raportoi incidentin te sigurimi i hotelit, në polici dhe te ekipi menaxhues i Smith.

Megjithatë, ai pretendon se më pas u pushua nga puna dhe u zëvendësua, çka sipas tij i shkaktoi “stres të rëndë emocional, humbje ekonomike, dëmtim të reputacionit dhe dëme të tjera”, si edhe probleme të tjera të shëndetit mendor.

Në padi, Joseph shton se “faktet sugjerojnë” se Smith po e “përgatiste dhe manipulonte qëllimisht” për “shfrytëzim të mëtejshëm seksual”.

Nga ana tjetër, avokati i Will Smith, Allen B. Grodsky, i ka mohuar akuzat në një deklaratë për Daily Mail, duke i cilësuar ato si “të rreme, të pabazuara dhe të pamatura”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

forcat e sigurise ne iran hapin zjarr ndaj protestuesve tensionet shperthejne ne te gjithe vendin 695803d49db86
Lajmi i mëparshëm

Forcat e sigurisë në Iran hapin zjarr ndaj protestuesve, tensionet shpërthejnë në të gjithë vendin

u tall me nenshtetesine e tij francezeclooney trump ta bejme ameriken madheshtore 695809c46d8a1
Lajmi i radhës

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

Të fundit nga

Moti me shi e borë në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë fundjavës në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu dhe borë të dobët në zonat malore. Sipas
ShkoLartë