aktori i njohur po perballet me semundjen e rende vajza e naun shundit e zhgenjyer me teatrin kombetar nuk pati as dy rreshta tekst per solidaritet 68a6e9e928e7b

Aktori i njohur po përballet me sëmundjen e rëndë, vajza e Naun Shundit e zhgënjyer me Teatrin Kombëtar: Nuk pati as dy rreshta tekst për solidaritet

August 21, 2025
1 minut lexim

Familjarët e artistit Naun Shundi kanë reaguar sërish, duke pohuar se aktori dhe regjisori i njohur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza e aktorit në një postim në profilin e saj në Facebook ka shprehur hapur kritikat ndaj Teatrit Kombëtar se ka heshtur në këtë situatë të vështirë për babanë e saj, edhe pse ai punoi për më shumë se 46 vite atje.

Teatri nuk i ka kushtuar as dy rreshta tekst, shkruan vajza e artistit të madh shqiptar.

“Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim! Rea Shundi”, ka shkruar ajo.

Ndërsa po përballet me sëmundjen e rëndë, aktori ndodhet në një spital në Francë për kurim të specializuar.

Familjarët pranuan më parë se kurimi në Francë ka kosto të larta dhe nuk po e përballojnë dot financiarisht.

Ata kanë hapur një llogari në “Gofoundme” me qëllim mbledhjen e shumës së parave që duhet për mjekim.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ky eshte i riu qe vdiq ne aksidentin e sotem ne dollc 68a6e94250fb4
Lajmi i mëparshëm

Ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc

robotet testojne shpella vullkanike per bazat e ardhshme te njerezve ne hene dhe mars 68a6ea14f41b1
Lajmi i radhës

Robotët testojnë shpella vullkanike për bazat e ardhshme të njerëzve në Hënë dhe Mars

Të fundit nga

ShkoLartë