aktivitete spiunazhi italia debon dy zyrtare ushtarake ruse nga ambasada ne rome 6a4f86289ee28

Aktivitete spiunazhi/ Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë

July 9, 2026
1 minut lexim

Qeveria italiane ka vendosur dëbimin e dy punonjësve ushtarakë rusë që shërbenin në Ambasadën e Rusisë në Itali, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete spiunazhi.



Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaroi se dy personat janë identifikuar gjatë hetimit të Prokurorisë së Romës si “përgjegjës për aktivitete spiunazhi”.

Sipas njoftimit të Tajanit, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme italiane i ka komunikuar ambasadorit rus në Romë se Ivan Petrovich Gorbachev dhe Mikhail Vasilyevich Astakhov duhet të largohen nga Italia brenda tre ditësh.

“Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë. Një ndërhyrje e rëndë dhe e papranueshme për institucionet italiane dhe sigurinë kombëtare”, deklaroi Tajani.

Vendimi i Romës ka sjellë reagim të menjëhershëm nga Moska. Ministria e Jashtme ruse njoftoi se do t’i përgjigjet masës së marrë nga Italia, pa bërë të ditur se çfarë forme do të ketë reagimi.

Dëbimi i dy zyrtarëve vjen në një periudhë tensionesh të rritura mes vendeve perëndimore dhe Rusisë, ku çështjet e sigurisë dhe akuzat për ndërhyrje të jashtme kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndahet nga jeta ne moshen 59 vjecare mesuesi i matematikes zaim mustafa nga shfk rilindja ne llojan 6a4f743522498
Lajmi i mëparshëm

Ndahet nga jeta në moshën 59-vjeçare mësuesi i matematikës, Zaim Mustafa nga SHFK “Rilindja” në Llojan

punetoret e rtkse pa paga sindikata leter kurtit e haxhiut institucionet te nderhyjne urgjentisht situate e papranueshme 6a4f8ab552c22
Lajmi i radhës

Punëtorët e RTK’së pa paga, Sindikata letër Kurtit e Haxhiut: Institucionet të ndërhyjnë urgjentisht, situatë e papranueshme

Të fundit nga

ShkoLartë