photo output 4 scaled

Aktivisti i BDI-së në Tetovë: Nga arroganca dhe mospërfillja ndaj qytetarëve disa ish funksionar humbën në lagjet e tyre

October 22, 2025
1 minut lexim

Në një reagim të ashpër pas zgjedhjeve të 19 tetorit, Tishi Dervishi, aktivist i BDI-së në Tetovë ka akuzuar funksionarët e partisë për arrogancë, mospërfillje ndaj qytetarëve dhe devijim nga vlerat e Ali Ahmeti, shkruan BLIC.MK

Sipas tij, zgjedhjet e 19 tetorit treguan qartë ndarjen mes atyre që janë me popullin dhe atyre që e kanë harruar.

“Tetova e pa qartë kush e do popullin dhe kush e ka harruar! Blerim Osmani dhe Faton Ahmeti, bashkë me disa ish drejtorë e ish ministra, humbën lagjet e veta me mbi 500 vota sepse ngritën kokën lart dhe harruan njerëzit që i sollën deri këtu,” shkruan Dervishi.

Ai ka akuzuar funksionarët e BDI-së për arrogancë dhe mospërgjegjësi, duke theksuar se “nuk hapin telefona, nuk ndihmojnë qytetarët dhe nuk janë me popullin”.

Në statusin e tij, ai thekson se këta individë “ia kanë marrë fytyrën Ali Ahmetit, një njeriu që e ngriti këtë parti me sakrificë, me djersë e me luftë për barazi e dinjitet”.

“Sot, për faj të tyre, partia është prishur nga brenda sepse disa mendojnë për poste, jo për njerëz. Por populli nuk fle. Populli e njeh të drejtën, e njeh punën dhe e njeh kush është me zemër!” ka shkruar më tej Dervishi.

photo output 7

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

u be virale per shtatzenine e saj por askush se dinte cfare po fshihte pas barkut 68f9501dd4882
Lajmi i mëparshëm

U bë virale për shtatzëninë e saj por askush s’e dinte çfarë po fshihte pas barkut

arrestohet ne kube baroni kinez i fentanilit i kerkuar ne shba 68f951c6aad37
Lajmi i radhës

Arrestohet në Kubë baroni kinez i fentanilit i kërkuar në SHBA

Të fundit nga

Simeone gjen sulmuesin

Atletico Madrid dhe Roma po punojnë për të finalizuar një shkëmbim interesant për të dy ekipet brenda merkatos së janarit, sipas asaj që zbulon “SportMediaset”. “Colchoneros” pëlqejnë shumë artem Dovbyk, i cili
ShkoLartë