aktivisti arber lleshi personi qe me dhunoi ne makinen e policise me tha do ju mbyllim gojen me ngjitese 6a4bb2cf52e8f

Aktivisti Arbër Lleshi: Personi që më dhunoi në makinën e policisë më tha do ju mbyllim gojën me ngjitëse!

July 6, 2026
1 minut lexim

Aktivisti Arbër Lleshi sqaroi më shumë lidhur mbi dhunën policore të enjten e kaluar para parlamentit, ku ai u arrestua nga efektivët e policisë pasi kërkoi sqarim mbi disa shokë protestues.

Lleshi thekson se u dhunua ai dhe dhjetëra të tjerë nga policia pa ndonjë shkak.

Ndërsa në makinën e policisë gjithashtu u dhunua dhe u kërcënua se do i mbyllej goja me ngjitës.

Arbër Lleshi: Do e ndjek penalisht këtë punë. Jemi shumë të lodhur, e patolerueshme si policia e shtetit nuk ofron as ndihmën mjekësore. E vërtetë që dy protestues kanë goditur me gurë një makinë policie. Policia provokoi me lëng me piper nuk e di çfarë ishte. Me dhjetëra raportojnë se kanë qenë në kushte verbërie për minuta. Policia ka shkelur ligjin. Policia ka pasur qëllimin të shpërndajë protestuesit, për të hapur rrugën për të dalë deputetët nga Kuvendi, pa i përballu me protestuesit. Personi që më ka dhunuar në automjetin e policisë më ka thënë do jua mbyllim gojën me ngjitëse.

Dhjetëra janë shtrirë në tokë, janë dhunuar, këto janë parë tashmë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuci publikon 9 fakte ja pse vuciq nuk mund te flase per mbrojtje te serbeve 6a4bb27b8d07b
Lajmi i mëparshëm

Kuçi publikon 9 fakte: Ja pse Vuçiq nuk mund të flasë për “mbrojtje të serbëve”

samiti i nato s ne turqi trump do te takohet me udheheqesit e ukraines dhe sirise 6a4bb33edffcc
Lajmi i radhës

Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë

Të fundit nga

ShkoLartë