aktiv zjarri midis sllupcanit dhe vaksinces eshte perfshire bari i thate dhe pyll me vegjetacion te ulet 689067f257435

Aktiv zjarri midis Sllupçanit dhe Vaksincës, është përfshirë bari i thatë dhe pyll me vegjetacion të ulët

August 4, 2025
1 minut lexim

Kumanovë, 4 gusht – Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot se zjarri në komunën e Likovës në zonën midis fshatrave Sllupçan dhe Vaksincë është ende aktiv. Zjarri shpërtheu dje pasdite dhe përfshiu bar të thatë dhe pyll me vegjetacion të ulët në atarin e fshatit Sllupçan të Likovës, kumtuan sot nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Kumanovës.

Në zjarrin gjatë ditës së djeshme ndërhynë dy automjete kundërzjarrit me gjashtë zjarrfikës, dy ekipe nga dega e Kumanovës e “Pyjeve kombëtare”, si dhe pjesëtarë të Armatës së RMV-së.

Ekipi i “Pyjeve Kombëtare”, përveç ndërhyrjes gjatë natës, kishte ndërhyrje edhe sot në sipërfaqet e djegura në atarin e fshatit Sllupçan.

“NJTKZ Kumanovë e lokalizoi dhe shuajti zjarrin në fshatin Sllupçan në rrugën për në fshat, si dhe në rrugën për në fshatin Vaksincë dhe depot ushtarake, pak para orës 22:00. Ekipet e “Pyjeve Kombëtare”, të cilat morën pjesë aktive në shuarjen e zjarrit në pjesën pyjore të fshatit Runicë, e lokalizuan atë në orët e para të mbrëmjes. Një ekip u tërhoq nga vendi i ngjarjes në orët e para të mbrëmjes, ndërsa i dyti qëndroi në detyrë deri vonë natën”, kumtuan nga QRMK Kumanovë.

Njësia e zjarrfikësve të Kumanovës ndërhyri dje edhe në atarin e fshatit Opae, ku u dogj një shtëpi verore, si dhe në lokalitetin “Stara Ciglana”.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spanja dhe portugalia ne gjendje gatishmerie per shkak te rrezikut nga zjarret si pasoje e motit te
Lajmi i mëparshëm

Spanja dhe Portugalia “në gjendje gatishmërie” për shkak të rrezikut nga zjarret si pasojë e motit të nxehtë

presidenti malazez kerkon shkarkimin e gjeloshajt gjekmarkaj retorika kercenuese 6890698dde343
Lajmi i radhës

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Retorika kërcënuese..

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë