aktakuze ndaj shtetasit turk qe vrau vajzen e tij me thike ne prizren 68f9f7c98c18c

Aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij me thikë në Prizren

October 23, 2025
min lexim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.G., (shtetas turk), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 e lidhur me pikën 1.11, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, më 06 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, në banesën ku i pandehuri jetonte bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht vajzën e tij, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit, menjëherë pas kryerjes së ritualit të faljes së namazit, i pandehuri me dashje ka marrë një thikë kuzhine me gjatësi të tehut rreth 23 centimetra, të cilën familja e përdorte për prerjen e mishit, dhe niset në drejtim të sallonit të banesës, ku ishin duke fjetur vajzat e tij, viktima Sh.G., dhe e dëmtuara A.R.

I pandehuri, duke shfrytëzuar momentin kur vajzat ishin në gjumë, afrohet pranë shtratit dhe e sulmon me thikë viktimën Sh.G., duke e prerë në qafë.

Prokuroria bën të ditur se në momentin kur viktima Sh.G., fillon të bërtasë zgjohet nga gjumi e dëmtuara -vajza tjetër A.G., e cila tenton ta pengojë të pandehurin në veprimet e tij.

“I pandehuri më pas e godet edhe atë me të njëjtën thikë, duke i shkaktuar plagë prerëse dhe shpuese në të dy anët e qafës. Nga klithmat e vajzave zgjohet edhe bashkëshortja e tij, R.G., e cila hynë në sallon dhe tenton ta ndalojë të pandehurin, gjatë së cilës pëson lëndime në fytyrë dhe në dorën e majtë.

Pas një përleshjeje të shkurtër, e dëmtuara R.G., ka arrinë ta shtyjë të pandehurin në dhomën e gjumit, ku e mbyll dhe bllokon derën me orendi, duke siguruar kështu mundësinë për të telefonuar për ndihmë.

Ndërkaq, si pasojë e plagëve të marra, viktima Sh.G., ndërron jetë në vendin e ngjarjes”.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, i pandehuri M.G., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ylli i barcelones pranon se lojtaret nuk ishin te kenaqur me idene per te luajtur ne miami 68f9f7bd24f0a
Lajmi i mëparshëm

Ylli i Barcelonës pranon se lojtarët nuk ishin të kënaqur me idenë për të luajtur në Miami

vrane dhe groposen babane jepet vendimi per femijet dhe bashkeshorten e pellumb metes njeri burgim te perjetshem 68f9f8645f267
Lajmi i radhës

Vranë dhe groposën babanë, jepet vendimi për fëmijët dhe bashkëshorten e Pëllumb Metës, njëri burgim të përjetshëm

Të fundit nga

VLEN: Mos lësho pe

Ditë më parë në Teatrin Shqiptar në Shkup, VLEN organizoi një tubim madhështor në mbështetje të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë. Ky tubim ishte dëshmi e
ShkoLartë