aktakuze ndaj nje personi per vrasjen e vitit 2025 ne baice te lipjanit 6af7524f0c38a

Aktakuzë ndaj një personi për vrasjen e vitit 2025 në Baicë të Lipjanit

November 13, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit T.K., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 3 gusht 2025, në fshatin Baicë të Lipjanit, ku i pandehuri dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me viktimën E.B., e ka privuar atë nga jeta në mënyrë mizore.

Sipas aktakuzës, T.K. dyshohet se fillimisht e ka goditur viktimën me një mjet të fortë në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e ka lidhur me një litar rreth qafës, duke i shkaktuar asfiksi mekanike, si pasojë e së cilës ka humbur jetën.

Prokuroria njofton se pas kryerjes së veprës, i pandehuri dyshohet se e ka tërhequr zvarrë trupin e viktimës dhe e ka fshehur në një gropë, të cilën më pas e ka mbuluar me dhe. Ai dyshohet se ka fshehur edhe mjetet e përdorura gjatë kryerjes së veprës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit në Baicë, janë gjetur dhe sekuestruar armë të kalibrave të ndryshëm, përfshirë armë automatike, pushkë dhe municion, të cilat mbaheshin pa autorizim.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adnan azizi me shume lidhje me kosoven dhe shqiperine me shume lehtesime per qytetaret tane 6af751e3c8bec
Lajmi i mëparshëm

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

helmimi i dyshuar i femijeve ne kopshtin nr 10 ne vlore qendra e sherbimeve ligjore evropiane kallezim penal ne prokurori 6af7529bb9ce1
Lajmi i radhës

Helmimi i dyshuar i fëmijëve në kopshtin nr. 10 në Vlorë, Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane kallëzim penal në Prokurori!

Të fundit nga

ShkoLartë