aktakuze ndaj nje personi per kanosje ne ferizaj 68f216b257baa

Aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Ferizaj

October 17, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.F., nga komuna e Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Sipas aktakuzës, më 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme të komunës së Shtërpcës, i pandehuri dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit I.S., ka hyrë në pronën e tij me automjet dhe e ka kanosur seriozisht me fjalët “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me ditë”.

Këto veprime, sipas Prokurorisë, janë bërë me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit tek i dëmtuari, i cili si pasojë ka ndier frikë dhe pasiguri.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet në përputhje me ligjin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump mesazh te prere hamas respektoni marreveshjen pa derguar forca ushtarake 68f215c297b8b
Lajmi i mëparshëm

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

hailey bieber per selena gomez nuk ndiej konkurrence per njerezit qe nuk me frymezojne 68f217dcb98f8
Lajmi i radhës

Hailey Bieber për Selena Gomez: Nuk ndiej konkurrencë për njerëzit që nuk më frymëzojnë

Të fundit nga

ShkoLartë