aktakuze ndaj g s dyshohet per shpelarje parash 685d316349575

Aktakuzë ndaj G.S, dyshohet për shpëlarje parash

June 26, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, aktakuzë kundër të pandehurit G.S për veprën penale “shpëlarje e parasë” , në lidhje me nenin 56 paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Sipas njoftimit, i pandehurit G.S. akuzohet se duke qenë në dijeni se shuma prej 898,937.84 euro, buron nga veprimtaria kriminale, e ka pranuar dhe menaxhuar këtë pasuri me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, disponimit, lëvizjes apo pronësisë së saj, gjatë periudhës kohore 2019–2023, përmes kontratave fiktive dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të dyshuar jashtë territorit të Republikës së Kosovë.

“Në aktakuzë është përfshirë edhe personi juridik “G.S. I.S.”, meqenëse Prokuroria Speciale ka dyshim të bazuar se biznesi është themeluar dhe përdorur nga i pandehuri, me qëllim të qarkullimit të mjeteve dhe maskimit të produkteve të aktivitetit kriminal”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se prona që është objekt i aktakuzës, e që përfshin pesë parcela tokësore në vlerë prej rreth 355,800.00 euro, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, është sekuestruar nga Gjykata dhe është propozuar konfiskimi i saj pas përfundimit të procesit gjyqësor.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, që ndaj personit juridik të shqiptohet dënim me gjobë dhe sanksion penal “Pushimi i personit juridik”, ndërsa ndaj të pandehurit të shqiptohet dënim plotësues “Ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë”, për llojin dhe veprimtarinë që ka ushtruar si person përgjegjës i personit juridik të lartpërmendur”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

resmije juniku me fjale te medha per bota sot jeni gazete kombetare 685d31604b61b
Lajmi i mëparshëm

Resmije Juniku me fjalë të mëdha për “Bota sot”: Jeni gazetë kombetare 

njerezit do te mund te jetojne ne mars dhe hene pas 15 vitesh 685d32501b4f6
Lajmi i radhës

Njerëzit do të mund të jetojnë në Mars dhe Hënë pas 15 vitesh

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë