aktakuze ndaj feros avokatja e arbenites procesi ka nisur akuzohet per tri vepra penale 686577fce10e9

Aktakuzë ndaj Feros, avokatja e Arbenitës: Procesi ka nisur, akuzohet për tri vepra penale

July 2, 2025
1 minut lexim

Avokatja e modeles Arbenita Ismajlit, Blinera Osmani, ka konfirmuar aktakuzën e ngritur ndaj reperit Feronit Shabanit, [njëherësh ish-bashkëshorti i modeles].

Osmani tha shkurt se aktakuza ndaj Feros është ngritur në dhjetor të vitit 2024 për tri vepra penale.

Ajo gjithashtu deklaroi se procesi gjyqësor ndaj reperit ka filluar këtë muaj.

“Aktakuza është ngritur në dhjetor 2024 për tri vepra penale. Procesi gjyqësor ka filluar këtë muaj dhe nuk mund të dimë sa do të zgjasë”, tha avokatja e Arbenitës në një prononcim.

Gjatë ditës së sotme, në një raportim u bë e ditur se Prokuroria Themelore në Gjilan i ka ngritur aktakuzën Feros për ngacmim seksual ndaj Arbenitës, dhunë psikologjike dhe kanosje.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se për natyrën e saktë të veprave për të cilat akuzohet Fero, ende nuk ka përgjigje zyrtare nga institucionet kompetente gjyqësore.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

AUTO SHKOLLA BEKO

besnik krasniqi kandidat i aak se per kryetar te prizrenit 686576d109806
Lajmi i mëparshëm

Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit

vlen do te dorezojme kallezim penal per ish udheheqesine e eshs se per manipulim te numrit te shqiptareve 68657bfb5bbbf
Lajmi i radhës

VLEN: Do të dorëzojmë kallëzim penal për ish-udhëheqësinë e ESHS-së për manipulim të numrit të shqiptarëve

Të fundit nga

ShkoLartë