aktakuze ndaj 13 personave pas shembjes se catise se stacionit hekurudhor mes tyre ish ministri goran vesic 68c9315681eef

Aktakuzë ndaj 13 personave pas shembjes së çatisë së Stacionit Hekurudhor, mes tyre ish-ministri Goran Vesiç

September 16, 2025
min lexim

Prokuroria e Lartë në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër trembëdhjetë personave në lidhje me shembjen e mbulesës së stacionit hekurudhor në këtë qytet, ku humbën jetën 16 persona dhe një tjetër u plagos rëndë. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-ministri i Ndërtimtarisë, Goran Vesiq.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se aktakuza është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer vepra penale të kualifikuara si “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas Kodit Penal. Prokuroria i ka propozuar Gjykatës së Lartë në Novi Sad që të caktojë paraburgim për të akuzuarit, duke u thirrur në shqetësimin e madh publik që mund të cenojë zhvillimin e qetë dhe të drejtë të procesit gjyqësor, si dhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së veprës penale.

Aktakuza përfshin ish-zyrtarë të Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, ish-drejtorë të kompanisë “Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë”, projektues të konstrukteve, inxhinierë përgjegjës për projektin e lejes së ndërtimit, mbikëqyrës të punimeve, si dhe persona përgjegjës për kontrollin teknik dhe ekzekutimin e punimeve. Sipas aktakuzës, përgjegjësit kanë lejuar përdorimin e objektit publik – ndërtesës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, krahu B – edhe pse punimet e rindërtimit ishin ende në zhvillim dhe objekti nuk kishte marrë lejen e përdorimit. Përveç kësaj, ata akuzohen për mosmirëmbajtjen e strukturës para rindërtimit dhe për parregullsi gjatë fazës së projektimit dhe ekzekutimit të punimeve. “Për mbrojtjen e interesave të të dëmtuarve, prokuroria ka propozuar që gjykata t’u njohë kërkesat pasurore-juridike palëve të autorizuara. Gjithashtu është propozuar që të gjithë të akuzuarve t’u ndalohet ushtrimi i funksioneve dhe veprimtarive përkatëse, si dhe të detyrohen të mbulojnë shpenzimet e plota të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Pak ditë pas shembjes së mbulesës, Goran Vesiq dha dorëheqje, duke deklaruar se nuk ndihej fajtor, por se po vepronte si “njeri i përgjegjshëm”. Ai tha se gjatë mandatit të tij ishte përgatitur vetëm projekti përfundimtar i punimeve në stacionin hekurudhor, i cili, sipas tij, nuk miratohej nga ministria që ai drejtonte. Vesiq dhe zyrtarë të tjerë kishin theksuar menjëherë pas tragjedisë se mbulesa e shembur nuk ishte përfshirë në projektin e rekonstruksionit të stacionit.

Vetëm katër muaj pas përfundimit të punimeve dhe hapjes solemne, në nëntor 2024, shembja e mbulesës së ndërtesës së stacionit hekurudhor shkaktoi vdekjen e 16 personave dhe plagosjen e rëndë të një tjetri. Kjo tragjedi ndezi një valë protestash masive kundër qeverisë në mbarë Serbinë. Gjatë nëntë muajve të fundit, qindra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë me kërkesën kryesore që të vendoset përgjegjësia penale dhe politike për këtë ngjarje. Në qendër të protestave kanë qenë akuzat se shembja e mbulesës ishte pasojë e korrupsionit./Rel

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denoncimi i rames per gjyqtarin qe ktheu ne pune zyrtarin e shkarkuar per ndertim pa leje dhe mashtrim reagon shoqata kombetare e gjyqtareve 68c930e4579ab
Lajmi i mëparshëm

Denoncimi i Ramës për gjyqtarin që ktheu në punë zyrtarin e shkarkuar për ndërtim pa leje dhe mashtrim, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve

james rubin vijon deshmine mbrojtese per ish eproret e uck autori i shkrimit per vrasjen e rivaleve te thacit ka shkruar fjali te rreme 68c933083b9cf
Lajmi i radhës

James Rubin vijon dëshminë mbrojtëse për ish-eprorët e UÇK: Autori i shkrimit për vrasjen e rivalëve të Thaçit, ka shkruar fjali të rreme

Të fundit nga

ShkoLartë