aksioni kunder spiunazhit fetoshi kemi te bejme me nje rrjet relativisht te shtrire ka edhe shqiptare 687989d845ff4

Aksioni kundër spiunazhit, Fetoshi: Kemi të bëjmë me një rrjet relativisht të shtrirë, ka edhe shqiptarë

July 18, 2025
1 minut lexim

Arben Fetoshi nga Instituti Octopus ka folur në lidhje me aksionin kundër spiunazhit.

Ai u shpreh se ajo çka mund të themi hapur është që numri i tyre duhet të jetë shumë i madh dhe tha se kemi të bëjmë me një rrjet relativisht të shtrirë.

Ajo çka mund të themi hapur është që numri i tyre duhet të jetë shumë i madh. Krahas asaj që mund ta themi me krenari që institucionet tona të sigurisë kanë një performancë të tillë, të suksesshme në neutralizimin e këtyre kërcënimeve, duhet ta themi gjithashtu zëshëm që është shqetësim i madh, për shkak se kjo tregon se kemi të bëjmë me një rrjet relativisht të shtrirë dhe potencialisht me numër të madh të infiltrimeve të tjera nga ana e Serbisë”, u shpreh ai.

Fetoshi tha gjithashtu ai kemi parë që ka edhe siç u shpreh ai, “të përkatësisë shqiptare që i shërbejnë agjendave armiqësore të Serbisë”.

Normalisht qytetarët e përkatësisë serbe, pra hetimi dhe neutralizimi i tyre është më sfidues për shkak specifikave që e karakterizojnë marrëdhënien tonë konfliktuale edhe më tutje me Serbinë, por për fat të keq ne e kemi parë që kemi edhe të përkatësisë shqiptare që i shërbejnë agjendave armiqësore të Serbisë dhe që kjo na bën të kuptojmë që po, duhet të ketë edhe të tjerë, fatkeqësisht dhe prandaj ne konsiderojmë që është e rëndësishme që Republika e Kosovës ta trajtojë me seriozitetin maksimal këtë çështje, në kuptimin e domossoshmërisë së rritjes së investimeve”, tha tutje Fetoshi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tete skuadra shqiptare mbeten ne gare ne europe 6879899d1a1b3
Lajmi i mëparshëm

Tetë skuadra shqiptare mbeten në garë në Europë

franca i kerkon izraelit te shmange veprimet e njeanshme riafirmon mbeshtetjen per sovranitetin e sirise 68798ac848b35
Lajmi i radhës

Franca i kërkon Izraelit të shmangë veprimet e njëanshme, riafirmon mbështetjen për sovranitetin e Sirisë

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë