aksioni i spak kunder call center ne tirane gjykata cakton masat e sigurise per 8 te akuzuarit arrest me burg per 6 prej tyre 696e6ce6d46a4

Aksioni i SPAK kundër call-center në Tiranë/ Gjykata cakton masat e sigurisë për 8 të akuzuarit, ‘arrest me burg’ për 6 prej tyre

January 19, 2026
1 minut lexim

Gjykata e Posaçme ka caktuar ditën e sotme masat e sigurimit ‘arrest ne burg’ për 6 te arrestuarit pas aksionit të SPAK kundër ‘call-center’ në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha për Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u caktua masa e sigurimit arrest ne burg me afat 20 ditor.

Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arreat me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Vëzhguesit nuhatën se ishin nën lupën e hetuesve  dhe mbrëmjen e datës 15 janar ata boshatisën qendra e thirrjeve në kullën luksoze “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe disa materiale u asgjësuan. Brenda pak orësh ky aktivitet u ringrit në godinën “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri ku dhe u arrestuan në flagrancë punonjësit, të cilët kishin transportuar gjatë natës material.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sarande zbulohet nje tjeter shtepi bari apartamenti ne nje pallat disakatesh ishte pershtatur per kultivimin e kanabisit 696e6bd493842
Lajmi i mëparshëm

Sarandë, zbulohet një tjetër “shtëpi bari”, apartamenti në një pallat disakatësh ishte përshtatur për kultivimin e kanabisit

hamza paralajmeron zgjedhje te brendshme ne pdk 696e6d3fefd45
Lajmi i radhës

​Hamza paralajmëron zgjedhje të brendshme në PDK

Të fundit nga

ShkoLartë