aksioni i ikmt ne theth deputeti i pd tritan shehu demonstrim i marrezise dhe panikut te regjimit as ne diktature policia nuk doli e armatosur 68722cd64bf40

Aksioni i IKMT në Theth, deputeti i PD Tritan Shehu: Demonstrim i marrëzisë dhe panikut të regjimit, as në diktaturë policia nuk doli e armatosur

July 12, 2025
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar përmes një postimi në rrjetet sociale, praninë e forcave të armatosura të policisë në zonën e Thethit.

Shehu e ka krahasuar këtë prani me praktika të regjimeve autoritare dhe e cilëson si një shkelje të rëndë të standardeve demokratike.

Në reagimin e tij, Shehu shkruan se përballja e policisë me popullsinë lokale të armatosur me Kallashnikov përbën një akt të paprecedentë që nuk është parë as në kohën e diktaturës komuniste.

“Policia e Ramës, si ajo e Kim Jong-un, përballet me popullsinë me armë automatike. As Policia e diktaturës nuk doli kështu e armatosur, as kur u rrëzua monumenti i diktatorit,” – shkruan ai.

Shehu e cilëson ndërhyrjen si një “demonstrim të marrëzisë dhe panikut të regjimit”, duke akuzuar qeverinë se ka humbur plotësisht ndjesinë e përgjegjësisë shtetërore. Ai shton se përdorimi i armëve në këto kushte është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe me praktikat europiane të veprimit policor.

Në fund të mesazhit, deputeti Tritan Shehu ka bërë thirrje për reagim qytetar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen e turpshme ja si e la bdi filharmonine 96 maqedonas dhe vetem 4 shqiptare per 20 vite 68722375cd837
Lajmi i mëparshëm

VLEN: E turpshme, ja si e la BDI Filharmoninë: 96% maqedonas dhe vetëm 4% shqiptarë për 20 vite!

zemerimi i klubit anglez 68722d4d2e2b0
Lajmi i radhës

Zemërimi i klubit anglez

Të fundit nga

ShkoLartë