aksion per parkimet dyshe procedohen penalisht shtate persona ne tirane 687f7e52673c2

Aksion për parkimet dyshe, procedohen penalisht shtatë persona në Tiranë

July 22, 2025
1 minut lexim

Policia ka vijuar aksionin në kryeqytet për të gjobitur drejtuesit e mjeteve që parkojnë dysh, apo në korsi të dedikuara duke bllokuar lëvizjen e lirë të automjeteve të emergjencës, këmbësorëve e biçikletave.



Mësohet se janë proceduar penalisht 7 shtetas, pasi bllokuan qarkullimin e lirë të automjeteve duke parkuar në rrugë në mënyrë të parregullt.

Uniformat blu kanë tërhequr me mjet ngritës dhe kanë bllokuar automjetet e parkuara gabim.

“Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatet Nr. 1, 2 dhe 3 kanë intensifikuar kontrollet në terren, me fokus të veçantë te verifikimi dhe ndëshkimi i rasteve të parkimeve të gabuara dhe të paligjshme, me qëllim garantimin e qarkullimit të lirë dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Në këtë kuadër, bazuar në nenin 293, janë proceduar penalisht shtetasit A. B., 23 vjeç, K. Ll., 23 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, B. F., 25 vjeç, M. Ç., 20 vjeç, 22 vjeç, S. Rr., 20 vjeç dhe L. K., 24 vjeçe, pasi me automjetet e tyre, kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve të tjera, duke parkuar në rrugë/korsi të dedikuara për automjetet e emergjencës, transportin publik, për biçikleta, apo vendkalime këmbësoresh”, njofton policia.

Kontrollet në terren do të vijojnë në mënyrë të përditshme dhe të pandërprerë, në të gjitha akset dhe zonat urbane të kryeqytetit, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon rendin dhe sigurinë rrugore.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aliu eshte zgjidhur problemi me 155 te punesuarat ne spitalin e tetoves eshte jonjerezore te abuzohet me fatin e tyre 687f7cae45c71
Lajmi i mëparshëm

Aliu: Është zgjidhur problemi me 155 të punësuarat në Spitalin e Tetovës, është jonjerëzore të abuzohet me fatin e tyre

sunny hill festival me edicionin me te madh ndonjehere prishtina eshte rezervuar plotesisht 687f806b8975b
Lajmi i radhës

​Sunny Hill Festival me edicionin më të madh ndonjëherë, Prishtina është rezervuar plotësisht

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë