aksion ne malet e sharrit kunder prerjes se paligjshme konfiskohen furgone dhe dru pa dokumentacion 68ab5637490fd

Aksion në Malet e Sharrit kundër prerjes së paligjshme, konfiskohen furgonë dhe dru pa dokumentacion

August 24, 2025
1 minut lexim

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një operacion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore të Parkut Kombëtar të Maleve të Sharrit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se të premten në rrugën e fshatrave Drajkovc – Kashtanjevë të Shtërpcës, policia ka ndaluar dy furgon të tipit Fiat, të drejtuara nga personat B.Z. dhe L.H., të cilët po transportonin drunj pa dokumentacionin përkatës.

“Në koordinim me autoritetet e Parkut Kombëtar “Sharri”, drurët e prerë dhe automjetet e përdorura janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt shton se mbetet e përkushtuar për zbatimin e planeve operacionale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vance nuk do te kete trupa amerikane ne ukraine 68ab5542d6246
Lajmi i mëparshëm

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

prej vitesh larg skenes flori mumajesi feston ditelindjen postimi i kengetarit kushtuar nenes se tij te ndjere 68ab5754913f6
Lajmi i radhës

Prej vitesh larg skenës, Flori Mumajesi feston ditëlindjen! Postimi i këngëtarit kushtuar nënës së tij të ndjerë

Të fundit nga

ShkoLartë