aksion kontrolli ne lokalet e tetoves kapen droge dhe thika arrestohen kater persona 6a5b6dce8a75e

Aksion kontrolli në lokalet e Tetovës: Kapen drogë dhe thika, arrestohen katër persona

July 18, 2026
1 minut lexim
FB IMG 1784367003640 1024x576 1

Më 17/18.07.2026, në periudhën nga ora 23:30 deri në ora 02:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë realizuan një kontroll aksion në objekte hotelierike në territorin e SPB Tetovë, ku u gjetën drogë dhe thika, ndërsa u arrestuan katër persona.

Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, në pjesën e pasme të objektit u gjetën dy qese me substancë të bardhë pluhur, që dyshohet të jetë lëndë narkotike.

Në kontrollet e lokaleve të tjera u arrestua A.A. (23) nga fshati Novo Sellë, pasi kishte ofenduar zyrtarët policorë. Ndërkaq, E.R. (29) nga Kamenjani, S.A. (24) nga Gostivari dhe S.J. (59) nga fshati Reçicë e Madhe u arrestuan pasi gjatë kontrollit tek ata u gjetën thika.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

luana nuk permbahet me kete levizje rrezikon te ekspozoje me shume se cduhet 6a5b69db633f9
Lajmi i mëparshëm

Luana nuk përmbahet, me këtë lëvizje rrezikon të ekspozojë me shumë se ç’duhet

Të fundit nga

ShkoLartë