aksion i madh policor kontrolle ne disa adresa per shkak te dyshimeve per mashtrim tatimor 696934b80942c

Aksion i madh policor, kontrolle në disa adresa për shkak të dyshimeve për mashtrim tatimor

January 15, 2026
1 minut lexim

Në Shkup po zhvillohet një aksion i madh policor nën drejtimin e Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas informacionit të portalit 4news.mk, mbi 10 persona janë arrestuar, shumica nga tatimet apo Administrata për të Ardhurat Publike (DAP). Lajmin e kanë konfirmuar edhe vetë zyrtarët e Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Që nga pasditja, nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, hetuesit e kësaj prokurorie, me asistencën e punonjësve të MPB-së, po kryejnë kontrolle në disa lokacione në vend dhe po ndalojnë personat e dyshuar për mashtrim fiskal dhe shmangie të tatimeve në shkallë të madhe”, njoftojnë nga Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

janevska vazhdimisht angazhohemi qe ti mbrojme nxenesit nga ajo qe mund tua demtoje shendetin 6969341b1d91b
Lajmi i mëparshëm

Janevska: Vazhdimisht angazhohemi që t’i mbrojmë nxënësit nga ajo që mund t’ua dëmtojë shëndetin

perleshen fizikisht disa persona ne aeroportin e shkupit 6969356f8d97a
Lajmi i radhës

Përleshen fizikisht disa persona në Aeroportin e Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë