aksion i madh kunder krimit 20 te arrestuar bastisje ne 36 lokacione 6abe6a6d65b6d

Aksion i madh kundër krimit: 20 të arrestuar, bastisje në 36 lokacione

October 1, 2026
1 minut lexim
pare

Pas një hetimi disa mujor, policia ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal prej 21 personash, 20 nga Prilepi dhe një nga Shkupi, të dyshuar për trafikim të drogës dhe pastrim parash. Më 30 shtator janë kryer kontrolle në 36 lokacione – 33 në Prilep, dy në Shkup dhe një në Strugë. Nga aksioni janë arrestuar 20 persona. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar lëndë të dyshuara narkotike, armë dhe municion, para në denarë dhe valuta të huaja, automjete, motoçikleta, telefona, peshore dhe pajisje të tjera. Policia ka dorëzuar kallëzim penal ndaj 21 personave në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për vepra që lidhen me trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave. Rasti është nën hetim dhe të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në një vendim përfundimtar gjyqësor.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fibroza cistike rritet ne 126 numri i pacienteve qe marrin terapine moderne 6abe692096f55
Lajmi i mëparshëm

Fibroza cistike, rritet në 126 numri i pacientëve që marrin terapinë moderne

45 organizata te shoqerise civile partite te arrijne marreveshje per presidentin 6abe80f357a91
Lajmi i radhës

45 organizata të shoqërisë civile: Partitë të arrijnë marrëveshje për presidentin

Të fundit nga

ShkoLartë