aksidenti tragjik ne lisbone shkon ne 17 numri i viktimave 68b95f535fc7f

Aksidenti tragjik në Lisbonë, shkon në 17 numri i viktimave

September 4, 2025
1 minut lexim

Është rritur bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi të mërkurë, 3 shtator, në Lisbonë. Sipas shërbimeve të emergjencës së Portugalisë, numri i viktimave ka shkuar në 17-të. Fillimisht autoritetet kishin raportuar për 15 të vdekur dhe 23 të plagosur.

Ngjarja ndodhi dje në një nga zonat më të frekuentuara turistike të kryeqytetit, ku një teleferik, i cila mendohet se ishte në kapacitet të plotë dhe me pasagjerë të huaj, doli nga kontrolli dhe u përplas.

Ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht të gjitha identitetet e viktimave, por sindikata e punonjësve të transportit “SITRA” ka njoftuar se ndër të vdekurit është edhe operatori i frenave, André Jorge Gonçalves Marques. Ndërkohë, sipas mediave lokale, mes të plagosurve është dhe një fëmijë i mitur.

Për shkak të kësaj tragjedie të rëndë, qeveria portugeze e shpalli këtë të enjte, 4 shtator, ditë zie kombëtare, në nderim të jetëve të humbura. Flamujt në institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtize, ndërsa ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik vendas dhe atë ndërkombëtar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nisin degjesat publike per kodin e ri penal ministri i drejtesise 25 tryeza konsultimi do miratohet kur te marre vulen ne bruksel 68b95ee5c875c
Lajmi i mëparshëm

Nisin dëgjesat publike për Kodin e ri Penal, ministri i Drejtësisë: 25 tryeza konsultimi, do miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

vendosja e trupave te nato s ne territorin ukrainas rutte pse duhet te na interesoje se cfare mendon rusia 68b96107bba6c
Lajmi i radhës

Vendosja e trupave të NATO-s në territorin ukrainas, Rutte: Pse duhet të na interesojë se çfarë mendon Rusia?

Të fundit nga

ShkoLartë