aksidenti tragjik ne lezhe policia humb jeten cifti i bashkeshorteve plagosen 3 te tjere 695791d4cfdc0

Aksidenti tragjik në Lezhë, policia: Humb jetën çifti i bashkëshortëve, plagosen 3 të tjerë

January 2, 2026
1 minut lexim

Një tjetër aksident tragjik është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy persona. Tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj. Viktimë kanë mbetur çifti i bashkëshortëve, 53 dhe 45 vjeç.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur tre te tjere ne automjetin tjeter, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë–Mabë”, në vendin e quajtur Gocaj, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete: automjeti me drejtues shtetasin F. L. dhe automjeti me drejtues shtetasin P. F. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasi P. F., rreth 53 vjeç, si dhe pasagjerja në këtë mjet, shtetasja E. F., rreth 45 vjeç, bashkëshortë.

Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë që ndodheshin në automjetin me drejtues shtetasin F. L., konkretisht bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e mitur, 6 dhe 2 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Edhe një ditë më parë, tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mengjes i ftohte me temperatura minus pasdite shi dhe bore ne vendet me te larta 695783fc968ec
Lajmi i mëparshëm

Mëngjes i ftohtë me temperatura minus, pasdite shi dhe borë në vendet më të larta

aksident i rende ne aksin rrugor lezhe shkoder dy te vdekur dhe kater te plagosur mes tyre femije 695792e3c0120
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe katër të plagosur mes tyre fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë