aksidenti tragjik me tre viktima ne gjirokaster postimi prekes i aktorit te portokallise pse mi more o zot nuk do tju harroj kurre vellezer 6956ce035e977

Aksidenti tragjik me tre viktima në Gjirokastër, postimi prekës i aktorit të “Portokallisë”: Pse m’i more o Zot, nuk do t’ju harroj kurrë vëllezër

January 1, 2026
1 minut lexim

Një aksident tragjik tronditi orët e para të mëngjesit të 2026-ës, ku në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, ku humbën jetën tre persona.

Nga përplasja e dy mjeteve, mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Për këtë aksident ka reaguar edhe aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Deivis Myslymi, i cili ishte miq me dy nga viktimat.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, aktori shkruan: “Çfarë të shkruar?! Çfarë të them për ju?! Pse m’i more, o Zot?! Një “pse” që nuk merr përgjigje… Ti e di, o Zot, pse. Të lutem, m’i ruaj atje lart. Nuk do t’ju harroj KURRË o vëllezër”.

WhatsApp Image 2026 01 01 at 18.35.02


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akanji bind interin 6956cd53db77c
Lajmi i mëparshëm

Akanji bind Interin

samsung po pergatit baterine e endrrave 6956ce2f5e13b
Lajmi i radhës

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Të fundit nga

ShkoLartë