aksidenti me 30 te plagosur ne gjermani mepjska shtetas shqiptare mes te lenduarve 68a5d5d3ddf67

Aksidenti me 30 të plagosur në Gjermani/MEPJ:S’ka shtetas shqiptarë mes të lënduarve

August 20, 2025
1 minut lexim

Të tjera informacione mësohen lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Irschenberg të Gjermanisë, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova, është përplasur me një kamion, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona.



Ministria e Punëve Jashtme ka konfirmuar për tvklan” se nga ky aksident, për fat të mirë nuk ka pasur shtetas shqiptarë nga Shqipëria.

Ndërkohë kompania “Dubova Reisen” të cilës i përkiste autobusi që u përfshi në aksident, konfirmoi për “Radio Europa e Lirë” se vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime.

“Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në trasen e tij, një makinë ka ardhur nga e majtë, nga ana e shoferit, duke ia humbur drejtimin”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Ndërkohë media gjermane ”Bild” ka raportuar për shifra të tjera. Sipas medias gjermane, autobusi mbante 50 persona, 30 prej të cilëve kanë mbetur të plagosur.

“30 nga 50 pasagjerët nga Kosova u plagosën në aksidentin rrugor, gjashtë prej tyre aq rëndë sa u detyruan të transportoheshin në spital, dhe u dërgua edhe një helikopter shpëtimi.

Ata me lëndime të lehta u trajtuan në stacionin e zjarrfikësve të Departamentit të Zjarrfikësve të Irschenberg”, raporton ”Bild”.

Aksidenti i rëndë ndodhi pas mesnatës së të mërkurës, kur një autobus dhe një kamion u përplasën në daljen nga autostrada në Irschenberg (Bavari).

Shoferi i autobusit (49-vjeçar) nga Sllovenia e kishte parë automjetin, por pasi ishte shumë vonë. Sipas hetuesve, ndonëse u përpoq të devijonte ai e përplasi nga mbrapa kamionin që drejtohej nga një polak 46-vjeçar.

Kamioni, i ngarkuar me perime, humbi një pjesë të ngarkesës së tij. Si pasojë, autostrada A8 u detyrua të mbyllej për rreth dy orë.

Dëmet materiale nga aksidenti deri më tani vlerësohen deri në 150 mijë euro./tvklan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lsdm pse obrm pdukm e dha koncesionin per kazandol ne vitin 2015 68a5d43d53696
Lajmi i mëparshëm

LSDM: Pse OBRM-PDUKM e dha koncesionin për “Kazandol” në vitin 2015?

pas kerkimit per raporte me te mira me putinin trump telefonon edhe lukashenkon 68a5d70412100
Lajmi i radhës

Pas kërkimit për raporte më të mira me Putinin, Trump telefonon edhe Lukashenkon

Të fundit nga

ShkoLartë